Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër fillimin e procesit të vaksinimit të mësuesve në Lezhë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se sot mbërrijnë nga Pfizeri vaksinat e radhës.
“Sot kemi njoftim për mbërritjen sërish nga Pfizet të 9320 dozave të tjera”, tha Ministrja e Shëndetësisë.
Kryeministri Edi Rama tha se procesi vaksinimit do të intensifikohet, për të lehtësuar sezonin turistik.
“Qëllimi është që deri në fund të Qershorit ne të kemi shkëputur shumë halla të zinxhirit të infeksionit, që të kemi sezonin turistik të lehtësuar”, nënvizoi Kryeministri Edi Rama.
“Ddje agjencia kombëtare e Shëndetit në Itali e ka rifutur AstraZeneca se e ka verifikuar që s’ka asnjë lidhje me ato rastet që kanë ndodhur. Duhet ta mbyllim shpejt se do kemi doza të tjera, duhet bërë shpejt shpejt shpejt, edhe bëhu gati se për pak ditë do sjellim një mal me doza e duhet ta dyndim gjithë Shqipërinë me vaksina. Edhe ngjyrën e xhupit e ke tamam kshq…”, iu drejtua kryeministri kryetares se procesit të vaksinimit.
Procesi i kombinuar i vaksinimit po vijon në të gjithë vendin, në qendrat e përqëndruara dhe në shkolla. Deri tani janë kryer rreth 25 mijë vaksinime.