Kandidati për deputetë i PD-së, në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama, i fundit ky që sëbashku me Mark Markun i quajti “dy personazhe qesharake të klubeve mediatike që do të vijnë për weekend”.
Teksa thekson se ligji për arsimin e lartë është totalitar dhe se i vendos Universitetet nën tutelën e partive, Gjekmarkaj thotë se me ardhjen në pushtet të PD-së që ditën e parë do të zhbëhet ligji për Arsimin e Lartë.
Ndërsa Kryeministri kërkon një mandat të tretë për të mbyllur të gjitha punët e lëna pezull, Gjekmarkaj i përgjigjet se ai nuk ka mbajtur grua më shumë se katër vjet, që të kërkojë të mbajë pushtetin për 12 vite.
“Erdhi duke rendur e dihatur si i marri, na sulmoi ne shtëpinë tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojnë batutat e lodhura te një gënjeshtari bulist! Rren kur flet, rren kur hesht, rren kur është i gëzuar , rren kur është i mërzitur por sot tha një te vërtetë! Ja kemi kundërshtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse është një ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partitë qe pedagoget i do për komisare e punëtore propagande!
Do ja rrezojnë ne ditët e para te Qeverise Basha , do e bëjmë siç duhet , bashkëkohore , me universitetet zë i pare , jo për t’ja dorëzuar Universitetet Partisë por Shqipërisë, studenteve dhe pedagogeve te saj , për ti ngritur ato ku i kërkon koha , ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojnë krenaret e qendrestaret, sundimtarin e rrezojnë njerëzit e lire ! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur një grua me shume se katër vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zërë nen vete siç e meriton një birbo e teveqel i bllokut!” tha Gjekmarkaj.