Ndahet nga jeta për shkak të COVID-19 ish-kryetari i bashkisë së Fushë Krujës, Bajram Karaj.
Në moshën 64-vjeçare, ai ka humbur betejën me sëmundjen. Karaj e drejtoi bashkinë një mandat në vitet 2000-2004.
Në një postim në Facebook miku i tij Luan Hajno ka njoftuar lajmin e trishtë.
“Me dhimbje dhe trishtim te madh do te duhet te njoftoj largimin nga jeta te shokut tim, qe nga femijeria, Bajram Karaj.
Trishtim dhe humbje e madhe per familjen miqte shoket.
Ngushellime familjes, bashkeshortes, dy vajzave, te cilat ishin Krenaria e tij dhe tregonte shpesh kur pinim kafe.
Te qofte dheu lehte dhe shpirti jot u prehte ne paqe se ti ke qene njeri paqes gjithmon qe nga origjina familjare.
Lamtumire Miku im” shkruan ai.