Në PolitikOn nga Alfred Lela, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se mediat nuk transmetuan takimet e saj në Elbasan sepse sipas saj kanë frikë nga mbështetja që iu dha kandidaturës dhe forcës që ajo përfaqëson, Nismën Thurja.
Hajdari: Mediat nuk transmetuan diçka sepse kishin frikë nga mbështetja që iu dha kandidaturës time dhe forcës që unë përfaqësoj unë, Nismës Thurja.
Kjo gjë u censurua sepse partitë e vjetra kanë frikë nga lëvizjet e reja. Vendi ka nevojë për një parti të re që nuk ndikohet dhe nuk është e veshur me kriminalitetin. Krimi është rritur kohët e fundit, por kjo gjë nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar më parë.
Këto janë histori e njëri-tjetrit, prandaj e shoh si një ngjarje të shëmtuar atë që ndodhi në Elbasan ndërkohë që qytetarët e thjeshtë kishin dalë për të festuar një festë pagane.