Aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Krane të bashkisë Finiq.
Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj, viktima është nga fshati Mursia i Konispolit.
Automjeti i aksidentuar mësohet të jetë rrotulluar disa herë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.