Meta: Po fitoi 71 mandate Edi Rama, i jap dorën dhe atë të presidentit

Shqipëria

Meta: Po fitoi 71 mandate Edi Rama, i jap dorën dhe atë të presidentit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 08:53
Rama dhe Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra pak më parë nga selia e tij, pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në vend

Meta ka folur për zotimin e tij për dorëheqje nëse kryeministri Edi Rama fiton edhe një mandat tjetër.

“Po fitoi 71 mandate Edi Rama, i jap dorën dhe atë të presidentit.

S’kam pse rri edhe 1 vit në krye të detyrës. Ne jemi kthyer në një parti-shtet. Elbasani?

Nuk bëhen dot dy aktivitete në një kohë. Unë nuk shkova se kohë pandemie.

Ishte detyra e qeverisë që të mos krijohej një përplasje. Masat duhet t’i merrte qeveria se ka policinë, ka edhe Bashkinë.

Mua lë të më shajnë, unë do i përshëndes do t’i puth. Po mos të dalin rrugaçët aty,” tha Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat