Arrestohet shqiptari/ U përpoq të godiste me thikë gruan e tij në sy të policëve në Itali: Do të djeg të gjallë

Shqipëria

Arrestohet shqiptari/ U përpoq të godiste me thikë gruan e tij në sy të policëve në Itali: Do të djeg të gjallë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pas akuzohet për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka qenë bashkëshortja e shqiptarit që ka telefonuar policinë, pasi bashkëshorti e ka kërcënuar me thikë atë edhe dy fëmijët 7 dhe 4 vjeç.

Gruaja, ka rrëfyer në polici se bashkëshorti i saj shqiptari ishte i dhunshëm me të edhe fëmijët, ky pretendim është konfirmuar dhe nga fqinjët, të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë.

Por si duket as prania e policisë nuk e ndaloi 36-vjeçarin të përpiqej të godiste me thikë gruan e tij. Teksa policia po e shoqëronte në komisariat, shqiptari u kthye dhe u përpoq të godiste me thikë gruan, ndërsa bërtiste në shqip, “unë do të djeg të gjallë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat