​Sot vaksinohen mësuesit në Durrës dhe Fier

Shqipëria

​Sot vaksinohen mësuesit në Durrës dhe Fier

Më: 16 mars 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Fillon sot procesi i vaksinimit të mësuesve në qarqet e Durrësit dhe Fierit në Shqipëri.

Teksa vaksina po ruhet në kushtet e duhura, mjediset e përzgjedhura do të jenë palestra e salla të mëdha, të shpërndarë në të gjithë territorin, bazuar kjo edhe në protokollet e ministrisë së Shëndetësisë.

Por para marrjes së saj, shumë mësues janë shprehur skeptikë pas vendimit të disa shteteve evropiane për pezullim të procesit në lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut te disa persona.

Vetë kompania, nëpërmjet një deklarate pohoi se rastet në fjalë nuk lidhen me vaksinën e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat