Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi replikoi sot në Kuvend me deputetin Ralf Gjoni, duke e përjashtuar këtë të fundit nga seanca.
Debatet nisën pasi deputeti Gjoni mbajti një fjalim ku dënoi gjuhën e përdorur nga kandidatja e PS Luljeta Bozo, e cila në një intervistë televizive tha se “Enver Hoxha ka pasur më tepër aspekte pozitive se sa negative”.
Duke iu drejtuar Ralf Gjonit, kreu i Kuvendit i kujtoi se tema që është në rendin e ditës është ligji për Gardën e Republikës.
Replikat
Ruçi: E kuptoj që ju kanë zënë ethet elektorale, por jemi duke diskutuar ligjin për Gardën e Republikës.
Ralf Gjoni: Z. Kryetar…
Ruçi: Kush ta dha fjalën ty! Ulu poshtë. Të tërheq vërejtje. Po zapton foltoren!
Ralf Gjoni: Më përmende emrin, dua ta sqaroj
Ruçi: Nëqoftëse zapton foltoren, e di që përjashtohesh nga seanca.
Ralf Gjoni: Nuk më frikëson!
Ruçi: Edhe foltores edhe vendit tim i merr të keqen! Je i përjeshtuar nga seanca.
Ralf Gjoni: Nuk më përjashton dot ti nga seanca. Gramoz të lutem!
Ruçi: Vazhdo se do kërkoj masën tjetër.
Ralf Gjoni: Ti kujton se më tremb!
Ruçi: Jo mo je trim i madh ti xhanëm. Zotëri po pengon folësen, mund të vazhdosh.