Një këmbësore mbeti i plagosur mesditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në bulevardin “Zhan D’ark”.
“Mjeti me drejtuese shtetasen E. A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar” njofton policia.
E plagosura u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.