Meta tha se nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe pa shkollë, Kuvendi rrëzon dekretin për karrierën e FA-së

Shqipëria

Meta tha se nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe pa shkollë, Kuvendi rrëzon dekretin për karrierën e FA-së

Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:26
Meta tha se nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe pa shkollë, Kuvendi rrëzon dekretin për karrierën e FA-së

Kuvendi rrëzoi sot me 83 vota pro dhe 10 abstenim dekretin e presidentit Meta ‘Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura’.

Meta e ktheu për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj pasi sipas tij paraqet disa problematika thelbësore që kërkojnë të rishikohen me qëllim përmirësimin e tyre.

Sipas Metës, ligji dekurajon arsimimin e të rinjve dhe nxit idenë e gabuar se gjen punë edhe “pas shkollë”.

Po ashtu ai shton se cenohet meritokracia në Forcat e Armatosura. Ndryshime ligjore sipas Presidentit cenojnë piramidën e drejtimit në ushtri.

Prandaj kreu i shtetit bëri thirrje që të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve për të ndaluar largimin e tyre nga vendi.

Në seancën e sotme Kuvendi miratoi edhe projektligjin ‘Për disa shtesa në ligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës’me 88 vota pro, ndryshimet në projektligjin për ‘Gardën e Republikës’ me 92 vota pro dhe ndryshimin e emrit të Bashkisë së Urës Vajgurore në Bashkia Dimal me 88 vota pro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat