Një 28 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas mediave vendase, ai ndodhej në një hotel në momentin e arrestimit dhe u përpoq të arratisej nga çatia.
Shqiptari qëndronte në Itali në mënyrë ilegale pasi ishte dëbuar nga Bolonja dhe i ishte ndaluar kthimi në Itali për 10 vjet.
Më herët gjykata kishte dhënë për të masën e sigurisë arrest shtëpie, por u arrestua sërish, teksa u pa të lëvizte lirisht në rrugë