Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot seancën për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për shkarkimin e prokurorit Bujar Memia për lirimin nga burgu të të ndjerit Hekuran Billa.
Inspektori ka argumentuar se prokurori Memia ka kryer shkekje të ligjit dhe ka cënuar figurën e magjistratit.
Në kërkesën drejtuar KLP, ILD u shpreh se ka shqyrtuar mbi 25 vendime ku prokurori ka qenë Bujar Memia dhe ka dalë në përfundimin se ai nuk ka ushtruar detyrën në përputhje me Kushteutën dhe ligjin.
Memia ka qenë prokuror i çështjes së lirimit të Hekuran Billës, i vrarë në 11 qershor në Komunën e Parisit.
Ditën e mërkurë do të jetë KLGJ që do të japë vendimin lidhur me kërkesën për shkarkim të gjyqtares Enkeleida Hoxha.