PD ridepoziton në KQZ listën e kandidatëve për deputetë

Shqipëria

PD ridepoziton në KQZ listën e kandidatëve për deputetë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:50
Selia e PD

Partia Demokratike ka ridepozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën e kanidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Më 11 mars, KQZ e kishte kthyer pas për shkak të parregullsive në dokumentacion.

Gjashtë ditë më parë, KQZ i ktheu 6 partive politike, mes tyre PD dhe PS, dokumentet e listës së kandidatëve për t’i korrigjuar.

Në listën e selisë blu kishte më shumë emra për kandidatë se sa e përcaktonte Kodi Zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat