Sot janë certifikuar tre kandidatët nga VV të cilët garojnë për deputet në zgjedhjet në Shqipëri.
Iliaz Shehu, Kreshnik Merxhani dhe Boiken Abazi janë nga qarqet e ndryshme dhe kanë marrë mbështetje edhe na VV.
Shkrimi në Facebook:
Tre kandidatët që i mbështet Lëvizja u çertifikuan nga KQZ.
Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës
Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës
Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës
Tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tre qarqet. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit.
U urojmë suksese Boikenit, Kreshnikut dhe Iliazit, dhe gjithë aktivistëve e simpatizuesve të Lëvizjes, në Shqipëri e kudo.