Pas kërkesës së bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Njësia e Dekriminalizimit ka nisur verifikimin për dy kandidatët e pavarur në zgjedhje, Bojken Abazi dhe Pal Shkambi.
Ndërsa për kandidatin e PD-së në Durrës, Rezeart Tusha, të akuzuar nga socialistët ende s`ka një verifikim.
Kujtojmë se Shkambi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore.
Kurse, për Tushën, Partia Demokratike, përmes një kërkese të depozituar kërkon një skanim më të thellë.