Tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha, Covid i merr jetën infermieres

Shqipëria

Tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha, Covid i merr jetën infermieres

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Covid 19 i ka marrë jetën infermieres Nurie Bace, 59 vjeç.

Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Në njoftim thuhet se Bace shërbente si infermiere në qytetin e Lushnjes.

“Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH

Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.

Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve .“

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat