Gjykata e Apelit në Shkodër ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.
Mësohet se arsyet e rigjykimit të dosjes bëhen për shkelje proceduriale nga Gjykata e Lezhës.
Gjithashtu, në arsyetim thuhet se kjo gjykatë nuk ka formuluar të saktë akuzën, si dhe ka ngritur akuza të pambështetur në prova. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre.
Ndërsa Gjykata e Lezhës më herët kishte dhënë dënimin me 4 vite burg ndaj tij.