Dy persona kanë grabitur me dhunë banesën e të moshuare, 85-vjeç, ditën sotme në Nartë, Vlorë.
Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, i kishin lidhur këmbët e duart të moshuarës, duke e kërcënuar se do ta vrisnin nëse do të bërtiste.
Në dëshminë e saj, e moshuara tha se ata i kishin mbyllur gojën, ndërsa shuma e parave që i kishin marrë ka qenë 200 mijë lekë të vjetra.
“Më mbyllën gojën e vunë një jorgan në kokë, pastaj më kontrolluan. Më thanë mos bërtit se do të të vrasim, më orën 200 lekë se aq kisha”, ka thënë ajo.