Autori i krimit troditës në Fier dyshohet se vuan nga probleme mendore.
Banorët në lagjen Sheq i Madh në Fier thanë se 29-vjeçari Demokrat Medinaj që i mori jetën gruas ka probleme mendore.
29-vjeçari Demokrat Medinaj vrau me thikë bashkëshorten e tij, 28 vjeçaren Irvana Medinaj.
Çifti ka dy fëmijë të mitur. Autori pasi qëlloi gruan dhe e la të vdekur në vend arriti që të arratisej pa shkuar policia, ndërsa efektivët janë vendosur në kërkim të tij.
Brenda shtëpisë që është rrethuar nga policia shikohen lëvizjet e familjarëve.