Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të diskutuar mbi listat shumë emërore të kandidatëve për deputet nga forcat politike.
Por lista e PD ka sërish probleme, pasi ka dërguar sërish 78 kandidatë më shumë sesa lejohet.
Kjo ka bërë që komisioni ta ndërpresë mbledhje për një pushim, për t'u rikthyer me pas me një vendimmarrje.
Edhe kësaj herë janë dërguar lista me më shumë emra seç duhet, që bëri që Komisioni të marr një pushim për t'u rikthyer me një vendimmarrje.
“Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.
Ndërkohë KQZ ka miratuar listën e Nismës Thurje dhe të Lëvizjes së Re.
Lista
Elbasan 6 kandidatë më shumë
Dibër 3 kandidatë më shumë
Fier 6 kandidatë më shumë
Berat 6 kandidatë më shumë
Durrës 6 kandidatë më shumë
Korçeë 9 kandidatë më shumë
Kukës 6 kandidatë më shumë
Lezhë 3 kandidatë më shumë
Shkoër 9 kandidatë më shumë
Tiranë 9 kandidatë më shumë
Vlorë 6 kandidatë më shumë
Gjirokastër 9 kandidatë më shumë