Dyshohet se ndihmuan në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, në hetim tre ish-oficerët e policisë së Elbasanit

Shqipëria

Dyshohet se ndihmuan në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, në hetim tre ish-oficerët e policisë së Elbasanit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:43
Elbasan

Tre ish-oficerë të lartë të Policisë së Elbasanit po hetohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dy veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit”.

Ata dyshohen të kenë dekonspiruar disa operacione dhe të kenë ndihmuar porositësit e dy vrasjeve të ndodhura në vitin 2020, po në këtë qark.

Mësohet se behet fjalë për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt.

Tre ish-oficerët e policisë që gjatë vitit të kaluar kanë qenë me detyrë në Policinë e Elbasanit dyshohet të kenë përfituar një sasi lekësh nga urdhëruesit e këtyre dy ngjarjeve.

Tashmë, çështja ndaj tyre është referuar në Prokurorinë e Elbasanit për hetime të mëtejshme.

Aktualisht ata nuk janë më pjesë e Policisë së Elbasanit, por janë transferuar në qytete të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat