Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Dibër, Melaim Damzi, i cili u dërgua me urgjencë në QSUT me helikopter gjatë ditës së sotme, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale.
Melaim Damzi shkruan në profilin e tij në Facebook se në QSUT ka mbërritur për shkak të disa problemeve me shëndetin si dhe për të bërë disa ekzaminime të hollësishme.
Postimi i plotë:
Mirëmbrëma të gjithëve, duke ju referuar lajmit të bërë publik ju bëj me dije, se ditën e sotme kam kaluar disa probleme shëndetësore, ku më është dashur për të bërë disa ekzaminime me të hollësishme pranë QSUT Tiranë.
Në këto momente gjendja ime shëndetësore paraqitet e stabilizuar.