Në vazhdim të atyre qe kreu i PD, Lulzim Basha i quan “dështimet e Ramës në 8 vjet” ka renditur edhe dëmet nga arbitrazhet ndërkombëtare.
Në një status në Facebook, Basha shtron pyetjen se “Cila është shumë që rrezikojnë të paguajnë taksapaguesit shqiptare për arbitrazhet ndërkombëtare?”
Teksa i referohet një shkrimi të Monitor, Basha thotë se dëmi i shkaktuar nga arbitrazhet dhe që e paguajnë taksapaguesit shqiptarë është 450 milionë euro.
Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë edhe 37 ditë.