Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar regjistrimin si kandidat për deputet të Plarent Aleksit, i propozuar nga zgjedhësit në qarkun e Beratit.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së mbajtur sot nga KQZ, pasi kandidati Aleksi nuk kishte siguruar firmat e nevojshme për të garuar si kandidat i pavarur.
Ndërkaq, pas korrigjimit të dokumentacionit ka marrë dritën e gjelbër për të garuar kandidati Pal Shkambi.
Po ashtu KQZ ka dhënë OK-in për regjistrimin e listave shumëemërore të partive, Aleanca Demokracia e Re, Bindjes Demokratike, Lëvizjes Demokratike Shqiptare dhe partisë Balli Kombëtar.