Takimet elektorale të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha vijojnë të shqetësojnë kryeministrin Edi Rama.
Gjatë vizitës së sotme në Shkodër, kreu i qeverisë apeloi edhe një herë te kryeopozitari dhe qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të të tjerëve, ndërsa nuk kurseu ngacmimet për kryedemokratin Basha dhe partitë e opozitës.
“Jo nuk janë sjelljet e partive politike sepse zakoni për ti futur gjithë në një thes është një sjellje e vjetër. Nuk ka lidhje fare sepse janë partitë e KÇK bashkë me dhëndrin përpara dhe gjinden spontanisht, dalin disa dasmorë me flamuj me dy gishta, me ulërima edhe krijojnë një vatër potenciale infektive në mes të qytetit.
Këto janë gjera që duhen shmangur. Kjo është sfida e sfidave sepse nuk ka as parti dhe asnjë lidhje me dallimet që kemi me çdo shoqëri tjetër në një botë normale. Kjo është sfidë për shëndetin. Nuk mund të rrezikohet shëndeti i askujt dhe të gjithë aa që bëjnë dasmorët duhet të ruajnë veten dhe të tjerët sepse kjo histori me buri ulërime e dy gishta janë histori të viteve ’90.
Faktikisht nuk kanë për të fituar sepse kjo është arsyeja për të cilën ata humbën”, u shpreh ndër të tjera Rama.