790 persona janë gjobitur këtë të enjte nga Policia e Shtetit, pasi u konstatuan duke shkelur masat kufizuese kundër COVID.
Policia e Shtetit ka ndëshkuar me 3 mijë lekë 689 persona.
Pasi u kapën pa maskat mbrojtëse.
Sakaq, nuk i shpëtuan gjobës as 101 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.