Rama: EMA konfirmoi sigurinë e AstraZenecas, vaksinim për të dalë nga tuneli i pandemisë

Shqipëria

Rama: EMA konfirmoi sigurinë e AstraZenecas, vaksinim për të dalë nga tuneli i pandemisë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:46
Edi Rama

Pas konfirmimit të sigurisë së vaksinës AstraZenneca nga Agjencia Evropiane e Barnave, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se vaksinim është e vetmja rrugë për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë.

Rama: Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA.

Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat