Fushata për zgjedhjet në Korçë, Peleshi: Mandati i tretë i PS për të çuar përpara transformimin

Shqipëria

Fushata për zgjedhjet në Korçë, Peleshi: Mandati i tretë i PS për të çuar përpara transformimin

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:31
Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Korçë, Niko Peleshi tha për Euronews Albania se PS po bën një fushatë me në fokus qytetarin dhe jo kundërshtarin politik, që sipas tij po ndjekin një rrugë të vjetër përmes shpifjeve dhe denigrimit.

Teksa e cilësoi transformimi që ka pësuar Korça dhe rrethinat në 8 vjet qeverisje të socialistëve si shumë të kënaqshëm, Peleshi tha se PS shkon e përulur përpara qytetarëve për një mandat të tretë, që sipas t’u do të shërbejë për të çuar më tutje projekte të mëdha transformuese për zonën.

“Korça si bashki dhe qarku në tërësi në këto 8 vite është transformuar. Në qendër të qytetit dhe rrethina është transformuar nga një qytet në udhëkryq në një qytet në kryeqendrën e turizmit të fundjavës për shqiptarët.  

Është rritur në mënyrë eksponenciale numri i bujtinave dhe shtretërve në qytetin e Korçës. Në fshatra, turizmi dhe ekonomia lokale kanë shënuar rritje për shkak të këtij sektori, bujqësia gjithashtu me programin e rikualifikimi urban që ka prekur Korçën, Pogradecin. Këto zhvillime na japin të drejtën për një mandat të tretë. E meritojmë si një mundësi që pasi kemi dalë në sipërfaqe nga një kohë e vështirë të kalojmë me një ritëm më të shpejtë drejt projekteve të mëdha”, tha Peleshi.

I pyetur lidhur me shqetësimet që qytetarë e Korçës kanë ndarë me Euronews Albania kryesisht lidhur me varfërinë dhe papunësinë, ministri i Mbrojtjes tha se qeveria e majtë nuk ka pretenduar ndonjëherë se i ka zgjidhur të gjitha hallet dhe problemet, veçanërisht mungesën e alternativës së punësimit për të rinjtë, që siç tha është sfida  e tyre.

Sipas tij, me gjithë arritjet në këto dy mandate, në qytet dhe fshat PS do të shkojë e  para qytetarëve për të kërkuar mandatin e tretë jo duke u mburrur, por të përulur.

“Fjala kyçe e qeverisjes në mandatin e tretë duhet të jetë përulësia”, tha Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat