Kandidatja e Bindjes Demokratike Irena Hoxha u shpreh se populli duhet t’i japë fund lojërave politike.
Hoxha: Këto sharjet dhe pajtesat në politikë, si ata fëmijët, duhet të marrin fund. Këto zgjedhje populli duhet t’i japë fund kësaj loje dhe nuk ka pse të ketë parti të mëdha dhe të vogla, por parti që përfaqësojnë individin.
Me Bindjen Demokratike kemi lista të hapura.
Çfarë na kanë dhënë këto partitë e mëdha këto vite? Edhe në Kosovë ishte një parti e vogël dhe mori mbi 50%.