4 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë/ Yuri Kim falënderon KLGJ-në dhe Metën

Shqipëria

4 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë/ Yuri Kim falënderon KLGJ-në dhe Metën

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:00
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka uruar katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, që u emëruan nga presidenti Ilir Meta.

Ndërsa falënderon KLGJ-në dhe presidentin Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit, Yuri Kim shprehet se tanimë Gjykata e Lartë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative.

“Urime 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë të cilët tashmë janë 7. Gjykata e Lartë tanimë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative.

Falënderime Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë me emërimet. Falënderime dhe presidentit Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit. Reforma në drejtësi po ecën përpara”, tha Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat