Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ‘kopjuar’ kryeministrin Edi Rama.
Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, me pasqyrimin e vetes së saj në një dritare. Kohët e fundit Spiropalin e gjejmë më së shumti në Kamëz, ku po kandidon edhe si deputete.
Gjatë takimeve me qytetarët ajo ka gjetur pak kohë për të bërë një foto ‘artistike’.
Ministrja është e veshur me një këmishë ngjyrë blu, gjithashtu mban edhe një maskë.
Normalisht foton e ka shoqëruar me një shprehje të autorit të njohur spanjoll Jorge Luis Borges.
“I pashë të gjitha pasqyrat e botës dhe asnjëra prej tyre nuk më pasqyronte mua”,- shkruan Spiropali bashkëngjitur fotos.