Mësohet se dy shqiptarë janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e një 23-vjeçari në Cardiff. Së fundmi policia ka publikuar pamjet e dy shqiptarëve të cilët ka dyshime se kanë vrarë Tomasz Waga, i cili u gjet i pajetë në Penylan më 28 janar.
Sipas mediave vendase dy shqiptarët e dyshuar janë Josif Nushi, 26 vjeç dhe Mihal Dhana, 27 vjeç, të cilët tashmë janë të shpallur në kërkim.
Policia e Uellsit Jugor tha se të dy shqiptarët janë të lidhur me një ‘shtëpi kanabisi’, ndërsa pazaret e drogës dyshohet se kanë qenë shkaku i vrasjes së 23-vjeçarit.
Po ashtu i akuzuar për vrasjen e Tomasz Waga është edhe një 23-vjeçar nga Whitchurch, Cardiff.
Ndërkohë në një video të publikuar nga autoritetet policore shihen Nushi, 26 vjeç, nga Ninian Road, Roath Park, Cardiff dhe Dhana, 27 vjeç, pa vendbanim fiks, teksa flasin me oficerët e policisë për një çështje tjetër në dhjetor të 2020.
#APPEAL | Detectives at @swpcardiff are investigating the murder of Tomasz Waga in #Cardiff.
— South Wales Police Cardiff (@SWPCardiff) March 18, 2021
Josif Nushi, 26 and Mihal Dhana, 27 are wanted on suspicion of murder. See them here on body worn camera for an unrelated matter in Dec 2020
Full appeal➡️https://t.co/Jpu7DB70k1 pic.twitter.com/RYs0pfOeJD
Në këtë video njëri prej shqiptarëve dëgjohet teksa i thotë oficerit të policisë së është nga Greqia.