Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas postimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ku harta e Kosovës shfaqej me flamurin e Serbisë.
Në një postim në facebook, Basha shkruan se deklaratat e Vuçiç nuk i shërbejnë stanbilitetit në rajon, por vetëm nxisin konflikt dhe përçarje.
Teksa shkruan se shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë, Basha thekson se sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin.
Postimi i plotë:
Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe përçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.
Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë.