Kandidati i PD-së për deputet në Qarkun e Elbasanit Ibrahim Sako, ka denoncuar shkeljen e ligjit nga rilindja në bashkinë e Cërrikut, pasi ka ngjitur banderola elektorale në pronën publike, pa nisur ende fushata.
‘Vendosja e banderolave statike në ambjente publike, në vende të pa miratuara është shkelje e ligjit! Koha e partisë shtet ka kaluar!’, shkruan Sako në Facebook.
Postimi i plotë i Ibri Sako:
Prona publike nuk mund të jetë partiake!
Vendosja e banderolave statike në ambjente publike, në vende të pa miratuara është shkelje e ligjit!
Koha e partisë shtet ka kaluar!
Bashkia menjëherë duhet të bëj publik vendimin për miratimin e vendeve se ku do të jenë hapësirat publike për vendosjes e posterave nga subjektet politikë!
Partia Demokratike Dega Cërrik do ndjek të gjitha proçedurat ligjore që Kodi Zgjedhor të zbatohet me përpikmëri!
Ligji prevalon mbi injorancën partiake dhe dëshirën e sëmur për të uzurpuar dhe shfrytëzuar pronat publike!
Sahati është i qytetarëve dhe shëmtia politike duhet shporrur!