Përfaqësuesi i Bashkimit të Përfaqësuesve të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra u shpreh se biznesi po pret një plan rimëkëmbje të ekonomisë dhe jo një plan elektoral.
Shkodra: Ajo që do të donim të shihnim nga të dyja palët, por që nuk kemi parë këtë gjë kur duhet të kishim dy ndërhyrje. E gjithë ekonomia po ndryshon trajtën dhe qeveritë kanë marrë një plan rimëkëmbje për covidin dhe efektet e tij në vazhdimësi.
Unë kam parasysh që do të zgjidhim problemet që kanë krijuar pandemia dhe tërmeti. Sot kemi probleme bazike që vijnë si pasojë, jo si pasojë e goditjes nga pandemia, por ne u goditëm nga masat shtrënguese.
Ne kemi pritur se çfarë do të ndodhë është plani i famshëm i rimëkëmbjes, të cilin nuk po e shohim. Plan rimëkëmbjeje nuk është ai i fushatës elektorale.