Ekzekutimi i Mond Çekiçit, flet banorja e lagjes ku ndodhi atentati: Dëgjuam krisma

Shqipëria

Ekzekutimi i Mond Çekiçit, flet banorja e lagjes ku ndodhi atentati: Dëgjuam krisma

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:25
Edmond Koçi

Atentati ndaj Edmond Koçit ka tronditur Durrësin ditën e sotme.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje kanë dalë dëshmi të reja në lidhje me këtë vrasje. Ngjarja e rëndë që tronditi lagjen nr.16 dhe mbarë qytetin bregdetar, ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës.

Mësohet se lidhur me këtë ngjarje ka folur një zonje që banonte në atë lagje, e cila deklaroi se dëgjoi krisma armësh.

“Dëgjuam krisma, nuk pamë gjë tjetër. Ishte krismë e madhe. Këtu kishte një shtesë dhe mbante pulat se shtëpinë e kishte pak më tutje. Ka dy fëmijë”, tha gruaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat