Edmond Koçi, i njohur dhe me emrin Mond Çekiçi, mëngjesin e sotëm u ekzekutua në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.16 nga persona të maskuar dhe me uniforma kamuflazhi.
Mësohet se 40- vjeçari ishtë në makinë bashkë me shoferin e tij, kur atentatorët i kishin zënë pritë me një mjet tip Mercedes Benz. “Çfarë problemi keni?”, u ka thënë Koçi personave që ishin në makinën tjetër dhe i kishin prerë rrugën, ndërsa ata i janë përgjigjur duke hapur zjarr.
Për shkak të plagëve të marra nga breshëria e plumbave, Mond Çekiçi ndërroi jetë në vendngjarje. Makina e autorëve u gjet e djegur në Katund-Sukth, disa minuta pas ngjarje, bashkë me armën kallashnikov.
Por, a ishte vrasja e 40 vjeçarit një rastësi?
Dy muaj më parë, më 25 janar 2021 shoku i ngushtë i tij, Ilir Kuçi u qëllua me breshëri plumbash teksa parkonte makinën. Kuçi u qëllua nga pas, në të njëjtën rrugë ku sot u vra miku i tij Mond Çekiçi. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në sspital, 32 vjeçari nuk mundi të jetojë.