Rama: Nëse s’i japin vaksina Kosovës do t’i vaksinojmë 11 mijë mjekë

Shqipëria

Rama: Nëse s’i japin vaksina Kosovës do t’i vaksinojmë 11 mijë mjekë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 13:17
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se do të vaksinohen 11 mijë bluza të bardha të Kosovës, nëse nuk siguron vaksina anti-Covid.

Teksa inspektoi procesin e vaksinimit të stafit mjekësor të Kosovës, që po mbahet sot në Kukës, kryeministri tha se ky qytet mund të funksojë si bazë e përbashkët mes dy vendeve.

“Jemi të gatshëm që të kontribuojmë Duhet ta dini që kontratat me kompanitë e vaksinave janë stritike dhe nuk e lejojnë rieksportonim. Një kontratë që nën kupton ardhjen e një sasie nga një vend dhe nuk mund të përdoret pe të nxjerrë pjesë të kësaj sasie në një vend tjetër. Ndaj nuk e nxorëm asnjëherë emrin e atij shtet miku, për të mos futur në sherr atë vend mik me kompaninë. Sekret nuk mund të bëhej dhe do të kishim penalitete të forta.

Kam thënë që; hajdeni në Kukës, ku në fund të fundit është një vend i përbashkët. Përtej faktit se jemi dy shtete dhe kemi një kufi, është e natyrshme që Kukësi të funksionojë si pikë e përbashkët. U vonua pak pala tjetër, por më mirë kështu. Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd. Ai loz me kukulla në Facebook.”, -tha Rama.

500 mjekë të spitaleve Covid në Kosovë do të marrin dozën e parë të vaksinës sot në Kukës. Marrëveshja u finalizua dje dhe sot, vaksinimi ka nisur me 250 mjekët e parë që kanë marrë vaksinën, ndërsa nesër do të vaksinohet edhe pjesa tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat