Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku një person përfundoi në gjendje kritike në spital.
Bëhet me dije se gjendja e të aksidentuarit (identiteti i të cilit nuk dihet ende), është rënduar dhe ai është nisur me helikopter nga Korça për në Tiranë.
Kujtojmë që aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë.
Aty një makinë ka përplasur një motor, drejtuesi i këtij të fundit ka marrë plagë të rënda dhe sot është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/20/auto_Screenshot_201616243322.png)