Mediu: Koalicioni ynë ka vendosur në themel ekonominë, pagat në rajon shumë më të larta se në Shqipëri

Shqipëria

Mediu: Koalicioni ynë ka vendosur në themel ekonominë, pagat në rajon shumë më të larta se në Shqipëri

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:38
Fatmir Mediu

Fatmir Mediu ditën e sotme zhvilloi takime me banorë dhe biznese në njësinë nr.5 në Tiranë. Edhe këtu sipërmarrësit e vegjël u shprehën për vështirësi në këtë vit të pandemisë.

“Shyqyr që kemi maskën, të flasim me vetën e nuk na kupton njeri. Ne besojmë se ato para në xhepat tuaj është shumë herë më i mirë se në xhepat e Ramës”, ka thënë Mediu.

Mediu shtoi në vijim se keqqeverisja është shkaku i gjendjes jo të mirë të ekonomisë.

“Paga minimale, paga e arsimtarëve, paga e mjekëve, në të gjithë rajonin, janë shumë herë më të larta se sa janë në Shqipëri. Shëndetësia, arsimi është në një kualitet shumë herë më të lartë sesa Shqipëria. Po pse ndodh kjo? Se pavarësisht nga problemet, atje ka një qeverisje, e cila përpiqet t`i japë mundësi dhe shanse qytetarëve të vet, kurse këtu ndodh e kundërta”, ka thënë ndër të tjera kreu i PR-së.

Ndërkohë Mediu i cili është i 7-ti në listën e kandidatëve të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, u shpreh më tutje për paketën mbështetëse të së djathtës për biznesin dhe ekonominë.

“Si “Aleancë për Ndryshim”, ne kemi vendosur në themel ekonominë.  Sepse ekonomia është ajo që në fund të fundit na jep shanse për të jetuar më mirë, na jep shanse gjithmonë për të parë se çfarë duhet të bëjmë për të rritur mirëqenien tonë familjare, dhe mirëqenien dhe ekonominë tonë kombëtare”,ka thënë ai.

Sipas kreut të republikanëve, kjo situatë në ndryshim do të çojë në bashkim të të gjithë shqiptarëve ditën e votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat