Në Kukës filloi të shtunën vaksinimi i mjekëve të spitaleve COVID nga Kosova.
250 mjekë të Kosovës po marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Në ditët e ardhëshme pritet të vaksinohen edhe 250 mjekë të tjerë. Për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje.
Vaksinimi bëhet në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojne që ajo të nxirret jashte vendit të kontraktuar.
Vaksinimi u ndoq edhe nga Kryeministri Edi Rama. Shqipëria ka premtuar fillimisht 500 doza për personelin e Kosovës, por zoti Rama tha se sasia do të rritet nëse Kosova nuk do të arrijë në kohë të sigurojë sasitë e nevojshme për mjeket dhe infermierët./VOA