KQZ i hoqi 69 emra, Komisioni i Ankimeve shqyrton të martën ankesën e PD-së

Shqipëria

KQZ i hoqi 69 emra, Komisioni i Ankimeve shqyrton të martën ankesën e PD-së

Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:55
KQZ

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore të depozituar nga subjekti PD-Aleanca për Ndryshim pas vendimit të Kryekomisionerit, Ilirian Celibashi, i cili  hoqi 69 emra nga lista e PD për 25 prillin. 

Seanca e shqyrtimit të ankesës me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021” do të shqyrtohet ditën e Martë, datë 23.03.2021, në orën 10:00.

Ish përfaqësuesi i Partisë Demokratike, në Këshillin Politik, që hartoi reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi në një prononcim për Ora News u shpreh se vendimi ishte arbitrar dhe i jashtëligjshëm. Sipas tij, Kodi Zgjedhor,  nuk përcakton asnjë kufi ligjor se sa emra duhet të vendosë një parti në listën e saj. Ai argumenton se lista e koalicionit përfshin jo vetëm PD, por edhe partitë aleate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat