Vaksinimi me AstraZeneca, Nela: Muaji prill do të jetë një muaj sulmi, presim edhe 80 mijë vaksina nga COVAX

Shqipëria

Vaksinimi me AstraZeneca, Nela: Muaji prill do të jetë një muaj sulmi, presim edhe 80 mijë vaksina nga COVAX

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Shqipëria ka vënë në dispozicion 500 doza të vaksinës AstraZeneca për bluzat e bardha të Kosovës që po luftojnë në vijën e parë të zjarrit me Covid.

Grupi i parë pre 50 mjekësh dhe infermierë morën sot dozën e parë në Kukës. Ditët në vijim do të pasojnë me grupe të tjera.

Në total në Kosovë janë rreth 11 mijë personel shëndetësor në Kosovë.

Erida Nelaj, përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit, në një intervistë për Ora News tha se Shqipëria do të ndihmojë me sa mundet.

“Kryeministri tha se do ti mbështesim megjithëse pritet që Kosova do të marrë vaksina por jo shpejt. Nëse do të jetë e pamundur do mundohemi ti mbulojmë ne, do ti ndihmojmë aq sa mundemi”.

Ndërkohë në vendin tonë po vijon vaksinimi i personelit arsimor. Pas ndalimit të AstraZenecas në disa vende të BE, në radhët e tyre pati një refuzim për të bërë vaksinën.

“Pati në fillim hezitim kur u pezullua në vende të BE por më pas ka pasur kërkesë të madhe të arsimtarëve për tu vaksinuar. Sot janë vaksinuar mbi 1000 arsimtare, krahas tyre edhe të moshuar mbi 80 vjeç. Tani njerëzit janë më të qetë, pyesin më shumë për efektet.”

Nela tha se muaji prill do të jetë një muaj sulmi me shumë më tepër vaksina.

“Nga COVAX kemi edhe 80 mijë vaksina që pritet të vijnë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat