Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog, ka ndarë një lajm të mire në llogarinë e tij në Facebook, ku bëhet fjalë për një studim amerikan në lidhje me riinfektimet e personave nga mutacionet e COVID.
Sipas studimit, Alimehmeti tregon se variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.
Epidemiologu thotë se kush ka kaluar COVID nuk duhet të shqetësohet nga variantet e reja, por gjithnjë duhet të respektojë masat dhe të bëjnë vaksinën sapo t’u jepet mundësia.
Postimi i plote
“Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.
Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
gjaku i pacientëve të sëmur gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin: variantin e Wuhanit variantin D614G (klasik) variantin Britanik dhe variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.
Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi”, shkruan Alimehmeti.