Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur gjatë mbrëmjes që lamë pas në një banesë në Burrel.
Sipas informacioneve për mediat, i është vënë tritol banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, A.Karaj.
Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.