Veriu i vendit është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje bore.
Në orët e para të të shtunës të dyja anët e autostradës janë zbardhur. Bora është prezente në të dalë të Milotit, ndërkohë që në Fan e në Reps, pak kilometër pa hyrë te tuneli Kalimashit reshjet kanë qenë më të dendura duke zbardhur edhe rrugën e Kombit.
Borëpastrueset kanë dalë në rrugë për të mbajtur në gatishmëri situatën. Edhe pse kemi hyrë në muajin e pranverës, dimri ende nuk ka dalë.
Temperaturat kanë zbritur nën zero ndërkohë që moti të paktën në veriun e vendit do të vijojnë të mbeten të ulëta.