Ende pa filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, incidentet nuk kanë munguar.
Pak ditë pas përplasjes së simpatizantëve të PS-së dhe PD-së në Elbasan, gjatë natës janë sulmuar me gurë zyrat e dy partive politike në Fier.
Mësohet se janë sulmuar zyrat e Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Në to është hedhur gurë dhe janë dëmtuar xhamat.
Për autorët ende nuk ka asnjë informacion.