Vrasja e Mond Çekiçit në Durrës, policia shoqëron 23 persona/ Arma dhe automjeti dyshohen të…

Shqipëria

Vrasja e Mond Çekiçit në Durrës, policia shoqëron 23 persona/ Arma dhe automjeti dyshohen të…

Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja dalin në dritë për ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Edmond Koçit. Policia e Durrësit ka shoqëruar gjatë natës rreth 23 persona, por burime për News 24 bëjnë me dije se nuk është zbuluar asnjë e dhënë e rëndësishme.

Shoferi i automjetit që u qëllua me rreth 30 plumba ka deklaruar se nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit për shkak se kanë pasur kapuç në kokë.

Shoferi ka deklaruar gjithashtu se ka qenë i tronditur kur ka parë që mjeti që drejtonte të qëllohej me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja automatike.

Policia ka sekuestruar një armë automatike AK47, e cila dyshohet të jetë blerë jashtë vendin për shkak se një armë e tillë nuk ekziston në regjistrat e shtetit shqiptar.

Hetuesit po analizojnë edhe automjetin nëse ai rezulton i vjedhur apo të jetë sjellë nga jashtë vendit posaçërisht për këtë ngjarje.

Edmond Koçi i njohur edhe si Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e së shtunës në qytetin e Durrësit, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet i drejtuar nga shoku i tij. Ai ka qenë pjesëtar i ish-Bandës së Durrësit.

Pas krimit një makinë u gjet e djegur në zonën e Sukthit, mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit. Mësohet po ashtu se brenda makinës policia ka gjetur edhe armën e krimit, një kallashnikov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat