Rikthehet bora në vend, në Korçë kalimi në disa akse me zinxhirë, probleme me energjinë elektrike

Shqipëria

Rikthehet bora në vend, në Korçë kalimi në disa akse me zinxhirë, probleme me energjinë elektrike

Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:53
Korçë

Temperaturat e ulëta të kësaj fundjave kanë rikthyer sërish reshjet e borës në Korçë.

Gjatë natës por edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele i gjithë qarku i Korçës është mbuluar nga bora.

Gazetari Xhensil Shkëmbi raporton se në qytet trashësia e borës është 5 centimetra ndërsa në Dardhë, Voskopojë, Moravë, Mokër trashësia e dëborës ka shkuar në 25 centimetra.

Ndërkohë fshati Panarit mund të izolohet për të disatën herë këtë vit nga reshjet e dëborës. 

Ndërsa në fshatin Shtyllë trashësia e dëborës ka shkuar në 50 cm.

Por, në zonat rurale ka probleme edhe me energjinë elektrike.

Në fshatrat Vithkuq, Petrushë dhe Zvezdë nuk ka energji elektrike. 

Sakaq, në rrugën e Dardhës nga kilometri i 8 deri në kilometrin e 14 rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore.

Vështirësi paraqet edhe segmenti rrugor i Bigllës në rrugën e Doganës Goricë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat